“Nuk do të ketë qeveri të re në Afganistan për sa kohë që në vend do të jetë ushtria amerikane”. Kështu kanë deklaruar burimet talebane, transmetojnë mediat e huaja.
Teksa ky vend po përballet me terror, ku shumica e qytetarëve kërkojnë që të largohen nga vendi, shumë prej tyre janë në pritje në aeroportin e Kabulit, ku ka pasur edhe viktima mes tyre. Talebanët kanë vendosur që afati i fundit për evakuimin e qytetarëve afganë drejt vendeve të BE do të jetë 31 gushti. Në rast se shkelet ky afat, zëdhënësi i talebanëve paralajmëron pasoja për SHBA dhe Britaninë e Madhe.
Populli i Kabulit prej ditësh tashmë po përballet me ‘terrorin’ dhe presionin e ushtruar nga talebanët ku siç duket nuk po tolerojnë askënd në bazë të rregullave strikte që ata kanë vendosur.
Kujtojmë se shumë shtete janë bërë bashkë dhe po bojnë të pamundurun që të arrijnë evakuuimin e sa më shumë personave nga Afganistani për t’u strehuar nëpër vende të ndryshme për një periudhë ende të pacaktuar.
Në fakt talebanët kërkojnë që me hyrjen e shtatorit të mos ketë më asnjë forcë perëndimore në Afganistan. Më herët janë vrarë edhe 20 persona në tentativë për t’u larguar me avion apo gjatë përleshjeve me armë në aeroport.