Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shkëmbim zjarri në aeroportin e Kabulit, një i vdekur: SHBA e shqetësuar, rritet frika nga atentatet terroriste

11:35 23/08/2021
Reading Time: 2 min lexim

Mijëra vetë presin ende për t’u evakuuar nga aeroporti i Kabulit. Ndërkohë të hënën herët u njoftua, se në aeroport ka pasur shkëmbime zjarri që çuan në vrasjen e një personi nga forcat e sigurisë.
Nga shkëmbimi i zjarrit mes forcave afgane të sigurisë të hënën në mëngjes, si edhe trupave gjermane dhe amerikane me sulmues të panjohur në aeroportin e Kabulit ka humbur jetën një person nga forcat afgane të sigurisë. Tre të tjerë u plagosën, siç ka njoftuar Bundeswehri. Asnjë nga ushtarët gjermanë nuk është lënduar.
Sipas të dhënave të ushtrisë gjermane shkëmbimi i zjarrit ka ndodhur në orën 04:15 në portën veriore të aeroportit. Para aeroportit startojnë fluturimet e evakuimit, me të cilat shtetet perëndimore pas marrjes së pushtetit nga talibanët radikalë-islamistë nxjerrin jashtë vendit qytetarët e vet dhe forcat lokale që kanë punuar për ta.
Ambasada gjermane kishte bërë të ditur më parë, se në hyrjet e aeroportit mund të krijohen situata shumë të rrezikshme dhe përplasje me armë. Porta veriore e aeroportit është mbyllur. Ambasada gjermane këshilloi “urgjentisht” forcat lokale dhe qytetarët gjermanë të mos shkojnë në aeroport, shkruan agjencia e lajmeve dpa.
Frika nga një sulm terrorist i IS-it
Qeveria amerikane të dielën kishte shprehur shqetësimin për sulme të mundshme terrori në aeroport apo rrethina të organizuara nga i ashtuquajturi “Shteti Islamik”, IS.
“Kërcënimi është real, akut dhe i vazhdueshëm”, bëri të ditur këshilltari i presidentit amerikan për sigurinë, Jake Sullivan në televizionin CNN. Paralajmërimet merren shumë seriozisht.
Talibanët miliantë islamistë dhe dega aktive rajonale e të ashtuquajturit “Shteti Islamik” janë të armiqësuara dhe kanë luftuar në të shkuarën kundër njëri-tjetrit.
Ndërkohë Bundeswehri ka evakuuar nga Afganistani 2700 vetë nga Kabuli, mes tyre 1800 afganë. Në kryeqytetin e Uzbekistanit, Tashkent u ul natën e së hënës një avion me 213 pasagjerë.
Vetëm para një jave talibanët radikalë-islamistë morën pushtetin në Kabul. Opozitarët, gazetarët, aktivistët e të drejtave të njeriut dhe forcat lokale që kanë punuar për ndërkombëtarët i tremben fushatave hakmarrëse të talibanëve./DW

Etiketa: aeroportinkabulitshkëmbimzjarri

Të tjera

Investigimi i BBC: Dy vëllezër shqiptarë në skemën e filmimeve pa pëlqim që gjeneron miliona online
Bota

Investigimi i BBC: Dy vëllezër shqiptarë në skemën e filmimeve pa pëlqim që gjeneron miliona online

Një investigim i BBC ka zbuluar një praktikë shqetësuese në disa prej kryeqyteteve të jetës së natës në botë, ku...

22:05 04/02/2026
Tragjedi ajrore në Kolumbi, rrëzohet avioni me 15 persona në bord, mes viktimave një deputet dhe një kandidat Kongresi
Bota

Tragjedi ajrore në Kolumbi, rrëzohet avioni me 15 persona në bord, mes viktimave një deputet dhe një kandidat Kongresi

Një tragjedi e rëndë ajrore ka tronditur Kolumbi, pasi një avion me 15 persona në bord është rrëzuar në një...

12:58 29/01/2026
Para
Donnarumma “kërcënon” Navasin: Kam ardhur te PSG për të qenë titullar!

Donnarumma "kërcënon" Navasin: Kam ardhur te PSG për të qenë titullar!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Pas 29 ditësh kërkime, gjendet trupi i Jurgen Karajt në lumin Mat

Pas 29 ditësh kërkime, gjendet trupi i Jurgen Karajt në lumin Mat

12:12 07/02/2026
Kushtetuesja vendos: Belinda Balluku, e pezulluar nga detyra

Kushtetuesja vendos: Belinda Balluku, e pezulluar nga detyra

22:19 06/02/2026
“Vdis sot, se do ringjallesh nesër” Skandal tronditës në shkollë 9 vjeçare, mësuesi predikonte Jehovain në klasë, prindërit në alarm

“Vdis sot, se do ringjallesh nesër” Skandal tronditës në shkollë 9 vjeçare, mësuesi predikonte Jehovain në klasë, prindërit në alarm

19:12 06/02/2026
Kush ia pagoi avionin Ramës për në Izrael? Tomorri: Jemi në kushtet e veprës penale

Kush ia pagoi avionin Ramës për në Izrael? Tomorri: Jemi në kushtet e veprës penale

13:58 06/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.