Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Situata e tensionuar në Afganistan, Biden: Kemi evakuuar 11 mijë persona deri tani

08:58 23/08/2021
Reading Time: 2 min lexim

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se 11,000 persona janë evakuuar nga Kabuli gjatë fundjavës dhe është zotuar që t’iu ndihmojë të gjithë amerikanëve që duan të largohen nga Afganistani.

Nga 14 gushti, ai ka thënë se nga ky vend janë nxjerrë 28,000 persona.

Biden ka thënë të dielën se prioriteti i tij fillestar është largimi i shtetasve amerikanë nga Afganistani, “sa më shpejt që është e mundur”.

“Ne jemi duke punuar shumë dhe sa më shpejt që mundemi për të nxjerrë njerëzit. Ky është misioni ynë. Ky është qëllimi ynë”, ka thënë Biden para gazetarëve.

Presidenti amerikan kanë thënë po ashtu se ka aktivizuar flotën ajrore të ofruar nga kompanitë ajrore komerciale, për të ndihmuar në bartjen e refugjatëve.

Biden ka thënë se ende shpreson që të finalizohet evakuimi dramatik nga Afganistani deri më 31 gusht, mirëpo e ka lënë mundësinë e hapur për zgjatje të afatit të fundit, nëse është nevoja.

Përmes adresimit televiziv nga Shtëpia e Bardhë, Biden ka thënë se “shpresa është që nuk duhet zgjatur” afati i fundit.

Mirëpo ai ka shtuar se “do të shohim çfarë do të bëhet” nëse do t’i kërkohet nga liderët e huaj që të ndërrohet data e afatit të fundit.

Më 22 gusht është raportuar për shtatë persona të vdekur në turmat e krijuara jashtë Aeroportit të Kabulit, derisa njerëzit kanë tentuar të ikin nga regjimi i talibanëve në Afganistan.

Militantët talibanë është raportuar se kanë krijuar pika kontrolli në perimetrin afër aeroportit dhe janë duke bllokuar afganët pa dokumente udhëtimi që të hyjnë në atë zonë.

Megjithatë, presidenti Biden ka thënë se forcat amerikane kanë zgjeruar zonën që konsiderohet e sigurt afër Aeroportit të Kabulit. Rreth 4,500 trupa amerikane janë duke kontrolluar përkohësisht Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai në kryeqytetin afgan, shkruan REL.

Biden ka mbrojtur vendimin e tij për tërheqje të trupave amerikane nga Afganistani – vendim që është kritikuar pas dorëzimit të forcave afgane të sigurisë dhe pushtimit të talibanëve. Ai ka thënë se amerikanët do ta kuptojnë se vendimi ka qenë “absolutisht korrekt”.

“Mendoj se historia do të tregojë se ky ka qenë vendim logjik, racional dhe i duhur”, ka thënë mes tjerash Biden.

Forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kanë rrëzuar talibanët nga pushteti në tetor të vitit 2001.

Talibanët kanë qenë duke strehuar atëbotë Osama Bin Laden dhe figura tjera të Al-Kaidës, të lidhura me sulmet e 11 shtatorit të po atij viti në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se tërheqja amerikane tani është e arsyeshme, pasi forcat amerikane janë siguruar që Afganistani nuk do të bëhet më bazë për xhihadistë të huaj që të kryejnë komplote kundër Perëndimit

Etiketa: BidenPresidenti

Të tjera

Tragjedi në Francë: Vajza 12-vjeçare vritet mizorisht, babai vdes nga dhimbja dhe lë një letër prekëse për të bijën
Bota

Tragjedi në Francë: Vajza 12-vjeçare vritet mizorisht, babai vdes nga dhimbja dhe lë një letër prekëse për të bijën

Rasti tronditës i 12-vjeçares franceze, Lola Davier, e cila u vra brutalisht në Paris në vitin 2022, vijon të zgjojë...

13:51 25/10/2025
Policia turke bastis live televizionin opozitar, arrestohet drejtori i lajmeve
Bota

Policia turke bastis live televizionin opozitar, arrestohet drejtori i lajmeve

Një ngjarje e paprecedentë ndodhi në Turqi të premten në mëngjes, kur policia bastisi zyrat e televizionit opozitar TELE1 dhe...

15:42 24/10/2025
Para
Fier/ 66-vjeçarja mbytet në kanalin vaditës

Fier/ 66-vjeçarja mbytet në kanalin vaditës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

ADN-ja ‘zhbllokon’ hetimin e grabitjes në Luvër, arrestohen dy persona në Paris

ADN-ja ‘zhbllokon’ hetimin e grabitjes në Luvër, arrestohen dy persona në Paris

09:56 27/10/2025
Horoskopi sot, 23 gusht 2022

Horoskopi: 27 tetor 2025

00:35 27/10/2025
Federata shqiptare pezullon volejbollisten braziliane të Dinamos, kërkohet testi i gjinisë

Federata shqiptare pezullon volejbollisten braziliane të Dinamos, kërkohet testi i gjinisë

16:07 25/10/2025
Lamtumirë ora verore, mirësevjen ora diellore! Sonte akrepat kthehen një orë pas

Lamtumirë ora verore, mirësevjen ora diellore! Sonte akrepat kthehen një orë pas

14:02 25/10/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.