Një 38-vjeçar turk me inicialet M. K., banues në Turqi është vënë në pranga pasi akuzohet se është futur në mënyrë të paligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë, me pasaportë të falsifikuar.
Në njoftimin e policisë Vlorë bëhet me dije se është arrestuar dhe një 25-vjeçar nga Franca me inicialet V. M., pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje te dehur. Gjithashtu janë prangosur dhe dy shqiptarë.
Njoftimi i Policisë:
Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, arrestuan në flagrancë shtetasin turk, M. K., 38 vjeç, banues në Turqi, pasi dyshohet se është futur në mënyrë të paligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë, me pasaportë të falsifikuar. Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë ndalimi i shtetasit H. M., 45 vjeç, banues në fshatin Janjar, Konispol, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit:
- M., 20 vjeç, banues në Vlorë, pasi duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi është përfshirë në një aksident me një automjet tjetër, drejtuesi i të cilit është dëmtuar dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën;
- M., 25 vjeç, banues në Bourges, Francë, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje te dehur. Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.