Një automjet ka rënë në një kanal vaditës në zonën naftëmbajtëse të Marinzës në Fier. Makina ndodhet ende përmbysë dhe dyshohet se kanë humbur jetën dy persona. Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për dy punonjës sigurie që punonin në atë zonë. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, por paraprakisht dyshohet se drejtuesit të mjetit i ka rënë infarkt çka jka bërë që edhe makina të përfundojë në kanl.”Sot rreth orës 13:00, në Marinëz është gjetur i përmbysur në një kanal një automjet tip “Nisan”.
Po punohet për nxjerrjen e automjetit nga uji pasi dyshohet se brenda tij mund të jenë 2 persona dhe mund të jenë mbytur nga uji.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Automjeti ka rene në një kanal vaditës në zonën naftëmbajtëse te Marinzes. Policia, autoambulanca dhe zjarrfikësja ne vendin e ngjarjes. Makina ndodhet ende e përmbysur ne kanal.
Njoftimi i Policisë:
Fier
Informacion paraprak
Sot rreth orës 13:00, në Marinëz është gjetur i përmbysur në një kanal një automjet tip “Nisan”.
Po punohet për nxjerrjen e automjetit nga uji pasi dyshohet se brenda tij mund të jenë 2 persona dhe mund të jenë mbytur nga uji.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.