Skip to content
Bota

Ish-presidenti u largua nga Afganistani, vëllai i tij bashkohet me talebanët

· 2 min lexim

Vëllai i ish-presidentit afgan Ashraf Ghani, i quajtur Hamshat Gahni thuhet se është bashkuar në radhët e talebanëve.

Teksa vëllai i tij u arrastis drejt Emirateve të Bashkuara Arabe pasi vendi i tij ra në duart e talebanëve, i vëllai bashkohet me ta.

Sipas një foto të shpërndarë nga talebanët nëpër rrjete të ndryshme sociale, pretendohet një lajm i tillë.

Në lidhje me këtë lajm drejtuesit e rinj të Afganistanit kanë thënë:

“Hashmat Ghani ofron mbështetjen e tij për talebanët. Ai konsiderohet si një politikan i shquar afgan, e më parë ka thënë se talebanët kanë një strategji të shkëlqyer të sigurisë, por ato duhet të luftojnë varfërinë dhe urinë si dhe të zgjerojnë marrëdhëniet e tyre me botën dhe fqinjët”.

Sakaq, kujtojmë se Presidenti Ashraf Ghani, është larguar nga vendi i pushtuar për të shmangur gjakderdhjen. Largimi i tij është kritikuar së tepërmi nga politikanët e tjerë të vendit, të cilët e akuzuan ish-presidentin se braktisi vendin në një moment kritik.

Sakaq, kujtojmë se Presidenti Ashraf Ghani, është larguar nga vendi për të shmangur gjakderdhjen. Largimi i tij është kritikuar së tepërmi nga politikanët e tjerë të vendit, të cilët e akuzuan ish-presidentin se braktisi vendin në një moment kritik.