Një njoftim i rëndësishëm vjen nga TIA, për të gjithë udhëtarët të cilët duan të udhëtojnë drejt Greqisë apo Italisë. Për të udhëtuar drejt të dyja vendeve duhet që të plotësohet dhe printohet formulari PFL 24 orë përpara udhëtimit, ose në të kundërt nuk udhëtoni dot.
Për të udhëtuar drejt Italisë iu duhet një test PCR 72 orë para nisjes ose test antigjenik 48 orët e fundit për të gjithë pasagjerët qoftë të vaksinuar apo pavaksinuar. Po ashtu për të udhëtuar drejt Greqisë pasagjerët duhet të kenë test ose dëshmi që personi e ka kaluar COVID-19 si dhe certifikatë vaksinimi.
Njoftimi nga TIA
Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Italisë dhe Greqisë, ju rikujtojmë që është i detyrueshëm të plotësohet dhe printohet formulari PLF 24 orë para udhëtimit.
Në rast se ky formular nuk plotësohet brenda këtij afati, nuk udhëtoni dot.
Linku për formularin drejtë Italisë: https://app.euplf.eu/
Linku për formularin drejtë Greqisë: https://en.aegeanair.com/passenger-locator-form/
Gjithashtu ju rikujtojme se për të udhëtuar drejt Italisë duhet të:
– Paraqitni rezultatin testit PCR 72 orë para nisjes ose testin antigjenik të 48 orëve të fundit, kjo vlen dhe për pasagjerët që janë të vaksinuar.
Për të gjithë pasagjerët që udhëtojnë në Greqi kërkohet një nga këto kritere:
- Test COVID, ose
- Një dëshmi që personi e ka kaluar ose
- çertifikata e vaksininimit
Ju rikujtojmë se jemi në dispozion të çdo pasagjeri për t’i shërbyer sa më mirë, e në të njëjtën kohë, mbetemi besnikë të durimit dhe bashkëpunimit.
Faleminderit për mirëkuptimin
Tirana International Airport