Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Meta, tregoi në muajin qershor se do të mbante një koncert në Tiranë.
Koncerti në fjalë do të zhvillohej në stadiumin “Air Albania” më datë 26 korrik. Por papritur, e gjitha u anulua dhe fansat u bënë kureshtarë të dinin se se çfarë do të ndodhte më pas.
Mirëpo pritja ka marrë fund dhe vetë Ermali ka treguar duke reaguar me një postim në rrjetin e tij social në “Instagram”, ku dhe e tregon qartë se kur do të zhvillohet koncerti. Ai ka thënë se eventi festiv do të bëhet më datë 17 shtator.
Ndërkohë kujtojmë që punimet në stadiumin “Air Albania” vazhdojnë ende duke shtuar kështu ditë pas ditë edhe rregullime të reja që vendi të jetë i kompletuar plotësisht dhe gati për gjërat e reja që n’a presin.
Postimi i plotë:
“Siç premtuam, kemi një datë të re. Pas koncertit në Tormina do të këndojmë së bashku nën qiellin e Tiranës. Më 17 Shtator në stadiumin
‘Air Albania’ do të krijojmë së bashku një kujtim të bukur.
Koncerti do të jetë falas dhe artdashësit mund që të regjistrohen nga e marta, 25 gusht në linkun në story. Ju pres!’, shkroi këngëtari në rrjetin e tij social në “Instagram”.