Një 59-vjeçar është arrestuar në Shqipëri dhe të martën është ekstraduar drejt Italisë. Nikola Durra është i dënuar nga shteti italian 26 vite më parë, me dënim të përjetshëm për vrasje. 59-vjeçari ka mbërritur në aeroportin Romë-Fiumicino, ku u mor nga karabinierët e njësisë hetimore Pordenone së bashku me personelin e policisë kufitare ajrore.
Kështu Dura do të kryej një dënim i cili është lëshuar më 20 gusht të vitit 1998
nga prokurori publik i gjykatës së apelit të Firences, për vrasjen e rëndë të një bashkatdhetari, e cila ndodhi më 16 shtator 1995 në Firence, në qendrën historike.
Sipas rindërtimit të skemës së ngjarjes së atëhershme 59-vjeçari e ka goditur disa herë me thikë bashkatdhetarin në bark dhe fytyrë dhe më pas humbi gjurmët.
Pas vrasjes në Firence, Dura iku fillimisht në Milano, pastaj në Francë dhe më në fund në Shqipëri, duke vazhduar të kryejë veprimtari kriminale, por duke arritur të ketë një rrjet të gjerë sigurie falë të cilit ai arriti të fshihej për një kohë të gjatë.
Sipas mediave italiane, Nikola Dura u gjurmua në një fshat në brendësi të Shqipërisë ndërsa ai po lëvizte me një automjet nga Kavajë në Lushnje. Pas arrestimit në Shqipëri, ai u ekstradua në Itali.