Pas ngjarjes së rëndë dhe sulmeve të njëpasnjëshme që po ndodhnin në Afganistan shumë vende u bënë bashkë për t’i ardhur në ndihmë popullit të tij dhe për t’i shpëtuar sa më parë nga rreziku që i kanosej për jetën e tyre.
E kur ndërkohë shumë shtete bëhen bashkë duke përkrahur njëri-tjetrin për strehimin e refugjatëve afganë, ka dhe disa që janë kundër pranimit të hyrë dhe nuk e kanë aspak më dëshirë për të strehuar disa persona të rrezikuar nga vendi ku ndodhen.
I tillë është dhe Mali i ZI. Në një deklaratë për mediat Ministria e Jashtme e Malit të Zi ka deklaruar se nuk do të strehojë apo të pranojë përkohësisht asnjë refugjatë afganë pasi sipas tyre nuk e kishin për detyrim të bënin diçka të tillë, pavarësisht faktit që shumë afganë kanë ndihmuar forcat aleate.
“Mali i Zi ka mbështetur nismën, e cila bën thirrje që të gjithë ata që duan të largohen nga vendi të lejohen ta bëjnë këtë, duke përfshirë nevojën për rrugët, aeroportet dhe pikat kufitare të mbeten të hapura,” konfirmoi njoftimi për shtyp.
Disa shtete të Ballkanit perëndimor kanë premtuar se do të strehojnë përkohësisht shtetasit afganë që largohen nga Kabul ndërsa Britania e Madhe ka thënë se do të presë mbi 20 mijë.
Shqipëria pritet që të presë në vend mbi 300 afganë këto ditë, ndërsa kryeministri Edi Rama ka zbuluar për mediat spanjolle se do të vijnë 1 mijë.