Policia e Vlorës vazhdon aksionin e saj për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Ka bërë të mundur arrestimin e 2 shtetasve, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.
Një nga të arrestuarit është 34-vjeçari nga Selenica L. Xh. Ai është vendosur në pranga pasi gjatë kontrolleve në banesë i janë gjetur një armë gjahu teke dhe 35 kapsolla detonatorë.
Gjithashtu, është arrestuar në flagrancë edhe E. T., 28 vjeç, pasi i janë gjetur sasi kanabisi të ndarë në doza, e gati për shitje.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
DVP Vlorë
Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë, arrestuan në flagrancë shtetasin L. Xh., 34 vjeç, banues në Selenicë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë gjahu teke dhe 35 kapsolla detonatore.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, arrestuan në flagrancë shtetasin E. T., 28 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjetë dhe u sekuestrua një sasi lendë narkotike kanabis, e ndarë në doza, gati për shitje.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.