Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një këmbësore është aksidentuar për vdekje. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në zonën e “Misto Mames”. “Më datë 17.08.2021, rreth orës 21:00, në “Misto Mame”, dyshohet se janë përfshirë në aksident rrugor mjeti me drejtues I. H., 39 vjeç dhe mjeti me drejtuese shtetasen B. G., 32 vjeçe. Si pasojë ka humbur jetën një shtetase këmbësore ende e paidentifikuar, rreth 50 vjeçe”, thotë policia në informacionin zyrtar. .
Në aksident mësohet të jenë përfshirë dy automjete të cilat drejtoheshin nga shtetasit me inicialet I. H., 39 vjeç dhe mjeti me drejtuese shtetasen B. G., 32 vjeçe. Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve ka humbur jetën një këmbësore, e cila ende nuk është identifikuar, por sipas informacionit zyrtar është rreth 50-vjeçe. Mësohet se në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, ambulanca dhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i Policisë
Më datë 17.08.2021, rreth orës 21:00, në “Misto Mame”, dyshohet se janë përfshirë në aksident rrugor mjeti me drejtues I. H., 39 vjeç dhe mjeti me drejtuese shtetasen B. G., 32 vjeçe. Si pasojë ka humbur jetën një shtetase këmbësore ende e paidentifikuar, rreth 50 vjeçe.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Prokuroria dërgon në gjyq biznesmenin Lul Morina
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në...