Skip to content
Rajoni

Rëndohet situata e Covid-19 në Kosovë/ 1 mijë e 765 raste të reja me COVID-19, 5 vdekje

· 2 min lexim

Nuk ndalet kurba rritëse e infrktimeve me Coronavirus në Kosovë.

Siç duket edhe këtë të martë Covid-19 në Kosovë nuk po njeh rënie në shifrat e infektimeve. Numrat e personave të infektuar me Coronavirus po shtohen çdo ditë edhe më tepër.

Krahas masave të marra nga qeveria e Kosovës ende shifrat vazhdojnë të jenë alarmante dhe situata paraqitet pa asnjë përmirësim.

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar edhe 5 viktima si pasojë e COVID-19

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 1 mijë e 765 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës.

Sot në vend janë shëruar 121 qytetarë.

Njoftimi i plotë:

#Bashkëiadalim 17 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 21.903 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 601.701 doza të vaksinës.

Deri më sot 213.279 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 9.581 testime, 1.765 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 5 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 121 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.278.

Në total numri i rasteve aktive është 10.183.