Policia e Librazhdit ka shpallur në kërkim një shtetas me inicialet B.M, 56 vjeç, i cili akuzohet se ka kultivuar drogë në një zonë të pyllëzuar në fshatin Kostenjë.
Njoftimi i Policisë:
Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Shpallet në kërkim një shtetas.
Në vijim të kontrolleve të pandërprera të territorit për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore kanë konstatuar bimë narkotike kanabis të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Kostenjë, Librazhd.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd shpallën në kërkim policor shtetasin B.M., 56 vjeç, banues në Paskuqan Babrru, Tiranë. Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit:
A.P., 31 vjeç, banues në fshatin Dragot,Belsh , pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
J.D., 47 vjeç, banues në fshatin Cacabezë, Peqin, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar motoçikletën pa leje drejtimi.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.