Pronari i një lokali në fshatin Mirak të Librazhdit, është gjobitur me 1 milion lekë, për thyerjen e masave ndaj Covid-19.
Shtetasi i identifikuar si Afrim Tarelli është konstatuar nga shërbimet e Policisë se në lokalin e tij, vijonte organizimin e aktivitetit me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje.
Njoftimi i policisë:
U konstatua duke ushtruar aktivitet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje ndëshkohet me masë administrative, pronari i lokalit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.
Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se në fshatin Mirakë, Librazhd, në lokalin në pronësi të shtetasit A.T., vijonte organizimin e aktivitetit me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje.
Nga shërbimet e Policisë, në bazë të Aktit Normativ, është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në Aktin Normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.