Ditën e djeshme u njoftua se për shkak të fluksit të madh të aplikimeve për karta identiteti dhe pasaporta biometrike nga bashkëkombasit me banim jashtë shtetit, zyrat e aplikimeve dhe shpërndarjes do të ishin të hapura edhe ditën e sotme, ndonëse është e shtunë. Sot drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile Bledar Doracaj dhe përfaqësuesi i Kompanisë Koncesionare Olivier Laurence kanë inspektuar zyrën e aplikimit në Njësinë nr 5 në Tiranë dhe kanë bërë me dije se zyrat e aplikimit do të jenë të hapura edhe ditët e shtuna përgjatë gjithë muajit gusht. Kjo u vendos për të përballuar fluksin e aplikimeve për dokumente identifikimi që është shtuar me kthimin në atdhe të shqiptarëve që jetojnë e punojnë jashtë vendit.
“Duke filluar nga kjo e shtunë deri në fund të muajit gusht zyrat e aplikimit për pasaporta në bashkitë më të mëdha do u shërbejnë qytetarëve nga ora 8 deri kur të mbarojë i fundit qytetar”., tha ai.
Gjithashtu Doracaj ka njoftuar se hapur do të jenë jo vetëm zyrat e aplikimit, por edhe zyrat e shpërndarjes së dokumenteve biometrike pranë Policisë së Shtetit në çdo qark.
“Ajo cfare kerkojme eshte te eleminojne duke bere aplikimin prane e Albania per nje numer dhe nje ore per te shmangur grumbullimin qe sjell i pasoje infektimet, te bejne proceduren dhe te paraqiten prane zyrave te aplikimit”, nenvizoi Doracaj.