Një 33-vjeçar u plagos mbrëmjen e sotme, në rrethana ende të paqarta në një dhomë hoteli në Ksamil. Policia ka arrestuar autorin e plagosjes, i cili është shtetasi Edison Yvzaj, 28-vjeç, banues në Shkodër. “Nga veprimet e para hetimore rezultoi se rreth orës 20:45, në një dhomë hoteli në Ksamil, nga pakujdesia shtetasi Edison Vyzaj ka plagosur 33 vjeçarin, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën“, thuhet në njoftim.
Mësohet se shërbimet e policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë. Gjithashtu është bërë me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë:
Si rezultat i reagimt të shpejtë dhe veprimeve profesionale të kryera nga Grupi Hetimor u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Edison Vyzaj, 28 vjeç banues në Shkodër.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se rreth orës 20:45, në një dhomë hoteli në Ksamil, nga pakujdesia shtetasi Edison Vyzaj ka plagosur 33 vjeçarin, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.