Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi me anë të postimi në rrjetet sociale ka treguar lidhur me situatën e zjarreve në vendin tonë. Peleshi ka thënë se tashmë është fituar betejën me zjarret në Karaburun dhe Dukat, ndërsa në të gjithë vendin mbeten shumë pak vatra zjarri aktive.
Po ashtu është fituar beteja me flakët edhe në fshatrat Thirrë, Munellë e Domgjon në bashkinë e Mirditës, ndërsa në fshatin Patalej, Lezhë mbetet ende një vatër zjarri aktive. Situata është nën kontroll edhe në Majën e Rrunës, në Kukës, ndërsa po punohet për shuarjen përfundimtare të disa vatrave të vogla.
Postimi i Niko Peleshit
Në të gjithë vendin kanë mbetur pak vatra zjarri ende të pashuara, ndërsa tashmë është fituar beteja në Karaburun e Dukat.
Të gjitha vatrat që ishin në fshatrat Thirrë, Munellë e Domgjon në bashkinë Mirditë janë shuar.
Mbetet ende një vatër në fshatin Patalej në bashkinë Lezhë, ku është angazhuar edhe një mjet helikopter për shuarjen e flakëve nga ajri. Por situata është nën kontroll.
Në Majën e Rrunës, në njësinë administrative Malzi të Kukësit situata është nën kontroll. Po punohet për shuarjen përfundimtare edhe të disa vatrave të vogla.
Është raportuar një vatër zjarri në zonën pyjore, në malin e Tërbunit në Pukë, ku janë angazhuar forcat e shërbimit pyjor, të zjarrfikëses, Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe banorë të zonës për të vënë situatën nën kontroll.