Një studim i ri po bëhet nga kompania britanike “The Lancet” dhe analizat e bëra gjatë fazës së parë, kanë treguar se vaksina anti-Covid mund të merret edhe pa vaksinë. Analiza përfshiu 130 pjesëmarrës, të cilët u ndanë në 3 grupe.
- Grupi i parë përfshiu personat që morën vaksinën nëpërmjet injeksionit me një ose dy doza.
- Grupi i dytë përfshiu personat që morën spraj nga hunda me një ose dy doza.
- Grupi i tretë përfshiu të dyja edhe vaksinimin përmes injektimit dhe sprajin.
Ajo që studiuesit mësuan, është se personat e vaksinuar shfaqën efektet anësore shtatë ditë pas vaksinimit. Për sa i përket imunitetit, qëllimi ishte të mateshin anti-trupat kundër virusit Covid-19 dhe antitrupat neutralizues të virusit, plot 28 ditë pas dozës së dytë.
Efektet anësore më të zakonshme ishin: Ethe, lodhje fizike dhe dhimbje koke. Këto efekte anësore ishin më të zakonshme tek personat që morën vaksinën përmes injektimit. Një dozë e sprajit, e cila është e barabartë me një të pestën e një dozë përmes vaksinimit, shkakton imunitet të fortë, ndërsa pas dy dozave me spraj, niveli i antitrupave neutralizues arriti nivele të ngjashme me ato të marra nga një dozë përmes vaksinës.
Megjithatë, “The Lancet” tregon se nevojiten studime të mëtejshme për të konfirmuar sigurinë dhe efikasitetin e sprajit kundër Covid-19.