Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim për zjarrvënie të qëllimshme. Majro Çuedari 35-vjeç, banues në Vëndreshë, Skrapar, dyshohet si autor i zjarrvënies në fshatin Vëndreshë, ku si pasojë është djegur sipërfaqe e konsiderueshme toke me pyje dhe bimësi të ndryshme. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi Besnik Hoxha, 44 vjeç, banues në Bathore, Tiranë, pasi dyshohet si autor i zjarrvënies në Malin e Tomorrit.
Njoftimi i Policisë:
“Vijon puna për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve në territorin e qarkut Berat. Vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 shtetas tjetër, për zjarrvënie në Skrapar.
Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar arrestuan shtetasin M. Ç., 35 vjeç, banues në Vëndreshë, Skrapar, pasi dyshohet si autor i zjarrvënies në fshatin Vëndreshë, ku si pasojë është djegur sipërfaqe e konsiderueshme toke me pyje dhe bimësi të ndryshme.
Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi B. H., 44 vjeç, banues në Bathore, Tiranë, pasi dyshohet si autor i zjarrvënies në Malin e Tomorrit, ku si pasojë është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha dhe kullota.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore”.