Skip to content
Rajoni

Kompesim i humbjeve dhe projekt i restaurimit, Greqia miraton masat për zonat e prekura nga zjarret

· 2 min lexim

Greqia ka miratuar paketën e masave për zonat që janë prekur nga zjarret massive që përfshinë vendin javët e fundit. Ndër masat e miratuara është edhe kompesimi i mennjëhershëm për çdo të prekur nga zjarri dhe pezullim i detyrimeve financiare. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka thënë se ndihmat do të jepen pas asnjë burokraci për të gjithë të prekurit.

Për fermerët prodhimet e të cilëve janë prekur, do të jepen 4 mijë euro. Në zonat e prekura rëndë në Evia Veriore, masat do të zbatohen  për të gjithë banorët, pavarësisht nëse kanë pësuar dëme apo jo.

Masat e plotë:

Kompensimi i menjëhershëm për çdo viktimë nga zjarri dhe pezullimi i detyrimeve financiare

Projekti i restaurimit

Planifikimi afatmesëm i rindërtimit të prodhimit, veçanërisht për Evianë Veriore

– Kontribut hipotekor deri në 150.000 euro dhe depozitë direkte prej 20.000, 12.000 ose 5.000 euro në varësi të shkallës së dëmtimit nga 20 gushti me një aplikim në platformën arogi.gov.gr

– Kompensimi me 70% të humbjeve, 20% do të jepet paraprakisht

– Ndihma për qira

– Gjithashtu ndihmë prej 4.000 euro për fermerët, prodhimet e të cilëve janë prekur

– Sidomos për zonat e prekura rëndë nga Evia Veriore, masat do të zbatohen për të gjithë banorët, pavarësisht nëse janë dëmtuar në zonat e prekura.

Mitsotakis njoftoi dje miratimin e fondit 500 milionë euro për rikuperimin nga zjarret, teksa kërkoi falje për dobësitë e treguara. Ai adresoi gjithashtu ngrohjen globale, duke thënë se është një problem që po troket në derën e gjithë planetit.