Shtetet e Bshkuara të Amerikës janë përballur me një rritje të rasteve me koronavirus, teksa variant Delta ka ardhur gjithnjë e më shumë në rritje. Numri i rasteve dhe i shtrimeve në spital ka arritur në shifrën më të lartë në 6 muaj, ndikuar edhe nga ecuria e ngadaltë e vaksinimit.
Mesatarja e rasteve të reja në tre ditët e fundit ka qenë 100 mijë, teksa në kryer për numrin e infektimeve qëndrojnë Louisiana, Florida dhe Arkansas.
Hospitalizimet u rritën me 40%, ndërsa vdekjet shënuan një rritje me 18% javën e kaluar.
Florida vendosi një rekord të ri ditor me 28 713 raste të dielën, sipas të dhënave nga Qendra Amerikane për Parandalimin e Sëmundjeve. Hospitalizimet në Florida kanë qenë në numra rekord për tetë ditë rresht, teksa shumë nxënës janë rikthyer në shkolla këtë javë.
Numri i fëmijëve që janë shtruar në spital me Covid-19 është rritur në të gjithë vendin, diçka për të cilën ekspertët thonë se është për shkak të variantit Delta, që duket se i infekton fëmijët edhe më shumë se variant Alpha.
Debatet në SHBA janë rritur gjithnjë e më shumë për ta bërë të detyrueshëm vaksinimin, ndërsa Pentagoni njoftoi se duhet autorizimi i presidentit Joe Biden në mënyrë që vaksinimi për anëtarët e ushtrisë të bëhet i detyrueshëm.