Skip to content
Aktualitet

IGJEUM paralajmëron rrezik të lartë për zjarre ditën e martë, ja tre qarqet problematike

· 2 min lexim

IGJEUM ka paralajmëruar se duke filluar që nga pasditja e sotme dhe nesër ka rrezik të lartë nga zjarret në pyjeve, në shumicën e qarqeve të vendit.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit thotë se në disa qarqe pritet rrezik “I LARTË” vetëm në zona të lokalizuara, konkretisht në qarkun e Shkodrës, Kukësit dhe  Dibrës. Ndërsa ka theksuar se ditën e sotme dhe nesër vendi ynë nuk pritet të përfshihet nga  reshje shiu.

Njoftimi i plotë nga IGJEUM

Zjarret në Pyje

Sot pasdite (e hënë dt.09) dhe nesër (e martë dt.10) pritet nivel “I LARTË” rreziku në shumicën e qarqeve dhe nivel “I MODERUAR’’ rreziku në qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në disa qarqe pritet rrezik “I LARTË” vetëm në zona të lokalizuara, konkretisht: Shkodër (Jp), Kukës (Vl) dhe Dibër (Vp).

Rreziku pritet të jetë më i lartë ditën e nesërme.

Reshjet

Sot pasdite (e hënë dt.09) dhe nesër (e martë dt.10) nuk priten reshje në të gjithë qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Temperaturat

Nesër (e martë dt.10) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 25 / 34 °C
në vendet e ulëta: 23 / 38 °C
në vendet malore: 18 / 36 °C

Era

Sot pasdite (e hënë dt.09) dhe nesër (e martë dt.10) era pritet të fryjë e lehtë.