Skip to content
Të Gjitha

Pranga shqiptarit në Itali/ Ishte duke tregtuar marijuanë me vlerë 30 mijë euro

· 1 min lexim

Një tjetër shqiptar kapet me një sasi të konsiderueshme marijuane në Itali.

Bëhet fjalë për një 26-vjeçar, i cili është kapur në zonën e Chetit.

Vendosja në pranga e të riut erdhi pas vëzhgimeve  intensive të kryera  nga autoritetet e vendit fqinj, të cilët siç zbulojë mediat italiane, dyshohet se ka qenë furnizuesi kryesor i drogës në zonën e Frentana-s.

Lënda narkotike  prej 2,5 kg marijuanë ishte e ndarë në dy pako dhe e futur në garazhin e shtëpisë ku jetonte.

Gjithashtu në aksionin policor janë sekuestruar edhe telefona celularë, ku përmes të cilëve dyshohet se shqiptari ka biseduar  me rrjetin dhe klientët e drogës. Vlera e drogës përllogaritet në 30 mijë euro, ndërsa hetimet kanë nisur për të zbuluar aktivitetin e shqiptarit trafikant në shtetin fqinj.