Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja makabre e 20-vjeçares Caroline Crouch nga bashkëshorti i saj Babis Anagnostopoulos, në sy të vajzës së tyre vetëm 1 vjeçe. Sipas mediave greke, piloti shoqërohej me një transgjinore të njohur në zonë, që njihej nga të gjithë me emrin Emmanuela.
Në mediat greke qarkullojnë foto ku Emmanuela shfaqet në poza intime, madje disa prej të cilave reportohet se ia ka dërguar edhe Babisit nëpërmjet celularit. Policia ende nuk ka konfirmuar asnjë nga lajmet, edhe pse në media është shpërnsdarë gjerësisht. Vetë Emmanuela ka pranuar gjithçka. Ajo ka thënë se e ka njohur menjëherë Babisin kur ka dalë në telefon. Ky i fundit nuk ka pasur asnjë reagim për lajmin që po qarkullon.
Babis Anagnostopoulos u arrestua rreth një muaj pasi pranoi se e kishte mbytur Caroline në gjumë. Ai sajoi historinë e grabitjes për të mbuluar krimin e tij, por të dhënat nga ora elektronike e 20-vjeçares dhe mospërputhja e dëshmisë së tij me kronologjinë e ngjarjes e nxorrën zbuluar, derisa ai e pranoi vrasjen. Babis tregoi se e vrau Caroline, pasi kjo e fundit prej kohësh i kishte kërkuar divorcin dhe kishte kërcënuar se do të largohej së bashku me vajzën, ndërsa mosmarrëveshjet mes tyre vazhdonin prej kohësh.