Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Zjarret në Voskopojë, Peleshi: Nuk nxitoj të them se është e qëllimshme

21:08 08/08/2021
Reading Time: 2 min lexim

Ministri i Mbrojtjes, Niko Pelshi ka qenë në Voskopojë ku zjarret kanë rrezikuar edhe pyllin me pisha. Në një prononcim për mediat peleshi tha se zjarret janë të qëllimshme, pasi ka pasur 5 vatra në të njëjtën kohë. Ai u shpreh se ka forca të vazhdueshme për të përballuar flakët dhe dështimi aty do të ishte një fatalitet.

“Para një ore, këtu në Voskopojë ka pasur një shpërthim zjarri, një vatër që nuk nxitoj të them që është e qëllimshme sepse në të njëjtën kohë patëm 5 vatra të ndryshme. Është shumë e rrezikshme si vatër, pasi zjarri ka depërtuar në zemër të pyllit. Gjithsesi ka disa rrethana pozitive. Sapo kemi bërë një konsultë me komandantin e zjarrfikësve të Bashkisë së Korçës. Kemi forca të vazhdueshme do të kemi dhe katërfishin të tyre për pak. Është fatalitet nëse do të dështonim këtu. Por rreziku është i shtuar nëse flakët kapërcejnë në zona më të dendura të parkut”, tha Peleshi.

Ministri falenderoi edhe forcat zjarrfikëse, ndërsa shtoi se zjarre ka pasur në Fier, Thirrë etj. teksa beson se do të mbahen nën kontroll.

“Falenderoj forcat zjarrfikëse. Kemi 60 trupa të FA në lartësinë e Karaburunit, aty ku fillon Parku i Llogarasë. Kemi përcaktuar strategjitë se si do të bëjmë disa ndërhyrje me teknikat e mbrotjes nga zjarri. Besoj do të jetë një natë e sigurt edhe kjo. Kemi pas zjarre në Fier. Jemi të shqetësuar për vatrën në Thirrë, në Tunelin e Kalimashit, është situatë e vështirë, por besojmë se do e mbajmë nën kontroll. Ne tashmë kemi dhe mjetet tona dhe ndihmat e BE, njëri prej tyre është në territor ndërsa tjetri në Rinas, i gatshëm për të zëvendësuar dhe kombinuar fluturimet. Bëhet fjalë për helikopterët që kanë kapacitet deri në 10 mijë litra. Ai ka operuar në zonën e Karaburunit, ndërsa helikopteri tjetër ka punuar në Veri, dje, edhe sot ka pasur fluturime aty”, ka thënë ai.

Peleshi bëri me dije se ka shumë arrestime, ndërsa të tjerë janë nën hetim. Ai i quajti kriminel të gjithë ata që ndërmarrin vepra të tilla dhe tha se pas kësaj do të merren sërish me ta, në mënyrë që të shmangen këto ngjarje në të ardhmen.

Këtu ka një grup të vogël turistësh, prioritet është jeta e tyre. Policia kufitare ka ndërhyrë për t’i evakuuar dhe mbajtur larg vatrës. Janë zjarre dinamike. Këtu në Voskopojë, ku dhe jemi, është freskët përgjithësisht, kështu që zjarret nuk mund të vijnë nga natyra, por nga dora e robit. Ka shumë arrestime, disa të tjerë janë nën hetim. Nëse në letër është sipërfaqe e gjelbër, t’i bëj ç’të duash nuk ndërton dot, o keqbërës, o kriminel, sepse realisht kemi prekur dorën kriminale në të gjithë vendin, që qëllimet merren me mend. Do të merremi shumë fort pas kësaj, për të shmangur këto ngjarje në të ardhmen”, tha Peleshi.

 

Etiketa: niko peleshizjarret ne vend

Të tjera

SPAK godet organizatën e Çopjave/ Në pranga edhe Julian Balla, presidenti i ekipit ‘Erzeni’
Aktualitet

SPAK godet organizatën e Çopjave/ Në pranga edhe Julian Balla, presidenti i ekipit ‘Erzeni’

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka goditur organizatën kriminal të Çopjave, në lidhje me trafikun ndërkombëtar...

18:09 08/08/2025
Butrinti në rrezik / Auron Tare publikon pamje tronditëse: Trashëgimia kombëtare po shkatërrohet
Aktualitet

Butrinti në rrezik / Auron Tare publikon pamje tronditëse: Trashëgimia kombëtare po shkatërrohet

Studiuesi dhe aktivisti i njohur për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, Auron Tare, ka ngritur alarmin mbi gjendjen e rënduar të...

17:28 08/08/2025
Para
Makina merr flakë gjatë ecjes në Lushnjë, 6 të lënduar, 2 në gjendje të rëndë

Makina merr flakë gjatë ecjes në Lushnjë, 6 të lënduar, 2 në gjendje të rëndë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

SPAK godet organizatën e Çopjave/ Në pranga edhe Julian Balla, presidenti i ekipit ‘Erzeni’

SPAK godet organizatën e Çopjave/ Në pranga edhe Julian Balla, presidenti i ekipit ‘Erzeni’

18:09 08/08/2025
Butrinti në rrezik / Auron Tare publikon pamje tronditëse: Trashëgimia kombëtare po shkatërrohet

Butrinti në rrezik / Auron Tare publikon pamje tronditëse: Trashëgimia kombëtare po shkatërrohet

17:28 08/08/2025
Bari përkujton eksodin shqiptar/ Çifti Nasufi merr nënshtetësinë italiane në 34-vjetorin e mbërritjes së anijes “Vlora”

Bari përkujton eksodin shqiptar/ Çifti Nasufi merr nënshtetësinë italiane në 34-vjetorin e mbërritjes së anijes “Vlora”

17:02 08/08/2025
Në emër të rendit publik të Kodit të Ri penal: Kush proteston, është “kriminel”

Në emër të rendit publik të Kodit të Ri penal: Kush proteston, është “kriminel”

15:07 08/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.