Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë natës në Durrës. Sipas burimeve zyrtare një 30-vjeçare me inicialet K.M., gjatë orëve të natës është futur me forcë në banesën e ish-vjehrrës dhe e ka dhunuar atë. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës bënë shpalljen në kërkim të shtetases K. M., 30 vjeçe, banuese në Armathë, Durrës, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës është futur me forcë në banesën e ish-vjehrrës së saj dhe e ka goditur atë me sende të forta, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.
30-vjeçarja është shpallur në kërkim nga policia, ndërsa ish-vjehrra është dërguar në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Mësohet se materialet proceduriale për rastin në fjalë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës bënë shpalljen në kërkim të shtetases K. M., 30 vjeçe, banuese në Armathë, Durrës, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës është futur me forcë në banesën e ish-vjehrrës së saj dhe e ka goditur atë me sende të forta, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme