Qeveria britanike ka vendosur të lehtësojë rregullat për udhëtarët francezë që janë të vaksinuar plotësisht nga Covid-19. Në një deklaratë të mërkurën vonë, u bë me dije se ata nuk do të kenë më nevojë të karantinohen.
Ndryshimi-i cili do të hyjë në fuqi në orën 4:00 të mëngjesit të dielën, e vendos Francën përsëri në të ashtuquajturën listën e vendeve “të pastra” të Anglisë nën sistemin e saj të kufizimit për udhëtarët që vijnë nga jashtë.
Qeveria muajin e kaluar lehtësoi rregullat për të lejuar që njerëzit nga vendet “e pastra” të vaksinuar me një vaksinë të miratuar nga rregullatorët në Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian të hyjnë pa pasur nevojë të izolohen. Sidoqoftë, mbërritjet nga Franca ishin përjashtim.
Britania tha se veproi mbi frikën në lidhje me përhapjen e llojit Beta, edhe pse kryesisht ai preku territoret jashtë Francës. Por zyrtarët në Paris e quajtën këtë veprim “diskriminues”.
Franca tani bashkohet me dhjetëra vende të tjera në listën e pastër të Britanisë – përfshirë shumë anëtarë të BE dhe SHBA – e cila urdhëron testet e virusit para dhe pas mbërritjes për ata të që janë të vaksinuar në ato territore. Të tjerët duhet të izolohen në shtëpi për 10 ditë.