Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme në Berat. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Jani Vruho” rreth orës 18:15 gjatë pasdites, ku pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G.D., ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin G.K., 42 vjeç. I plagosuri tashmë ndodhet në Spitalin Rajonal të Beratit dhe bëhet me dije se është jashtë rrezikut për jetën. Policia po kontrollon zonën dhe është duke punuar për kapjen e autorit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i policisë:
Berat/Informacion paraprak
Sot rreth orës 18:15, në lagjen “Jani Vruho”, Berat, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi G.D., ka goditur me mjet mprerës shtetasin G.K., 42 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e policisë po krehin zonën për kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe rrethanave të ngjarjes.
Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme një tjetër plagosje me thikë ndodhi në Tiranë, në bulevardin “Zhan D’Ark”. Një 15-vjeçar mbeti i plagosu pas një konflikti të çastit, ndërsa autori u largua nga vendi i ngjarjes. I mituri u dërgua për në spital për mjekim, ndërsa policia filloi kërkimet për kapjen e autorit.