Zjarret në vend, reagon ambasada e SHBA: Jemi krah Shqipërisë!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar lidhur me situatën e krijuar nga zjarret në vendin tonë, ku pak më parë u shënua viktima e parë në Gjirokastër.

Me anë të një videoje të publikuar në “Facebook”, ambasada shkruan se SHBA ka qenë dhe do të qëndrojë gjithmonë në krah të Shqipërisë sa herë të ketë nevojë.

Gjithashtu ambasada ka përshëndetur aksionin e Forcave të Armatosura të cilat janë në gatishmëri. Gjithashtu sjellim në vëmendje se situata nga zjarret në Gjirokastër ka ardhur duke u rënduar, ndërsa ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka dhënë urdhër për evakuimin e menjëhershëm të banorëve të në Njësinë Administrative Lunxhëri – Antigone, ku është shfaqur një tjetër vatër zjarri e rrezikshme.

Mesazhi i Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë

Lutjet tona shkojnë për ata që janë prekur nga vatrat e zjarreve në Shqipëri. Shtetet e Bashkuara kanë qenë dhe do të qëndrojnë gjithmonë krah Shqipërisë në kohë nevoje. Në këtë video, burrat dhe gratë e guximshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare përdorin pajisje të dhuruara nga Shtetet e Bashkuara ndërsa luftojnë me zjarret në jug të vendit. Pajisjet për shuarjen e zjarrit janë pjesë e një dhurimi prej 360,000 dollarësh të bërë nga Komanda Europiane e Shteteve të Bashkuara në vitin 2019. Ato përfshinin “kova Bambi”, kostume zjarrfikësish, sëpata, lopata dhe pajisje personale mbrojtëse. “Kovat Bambi”, të përdorura në këtë video, mbajnë ujë nëpërmjet helikopterëve dhe u mundësojnë atyre të mbushin sasi të mëdha në kohë të shkurtër, në mënyrë që të shuajnë zjarrin. #KrahPerKrah

Të lidhura

Para

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Shkarko Snapfood dhe fito 10% ulje në porosinë e parë