Është shënuar viktima e parë nga zjarret në Gjirokastër. Mësohet se një 60-vjeçar në fshatin Asim Zeneli ka ndërruar jetë, ndërsa në spital është bashkëshortja që po lufton për jetën.
Ndërkohë , sipas Balkan Web si pasojë e zjarrit janë asfiksuar 10 banorë, por ende nuk dihen detaje të mëtejshme për gjendjen e tyre.
Situata nga zjarret në Gjirokastër ka ardhur duke u rënduar, ndërsa ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka dhënë urdhër për evakuimin e menjëhershëm të banorëve të në Njësinë Administrative Lunxhëri – Antigone, ku është shfaqur një tjetër vatër zjarri e rrezikshme. Peleshi bën me dije se si pasojë e erës zjarri është afruar shumë pranë banesave. Gjithashtu kanë shkuar në mbështetje edhe Forcat e Armatosura.
“U bëjmë thirrje banorëve të jenë bashkëpunues me strukturat shtetërore për të zbatuar urdhrin e evakuimit”, shkruan Peleshi.
Postimi i plotë:
Ne Bashkine Gjirokastër, është shfaqur një tjetër vatër zjarri e rrezikshme në Njësinë Administrative Lunxhëri – Antigone, ku si pasojë e erës situata eshte agravuar dhe zjarri është shume prane banesave. Në vendngjarje po punojne strukturat e mbrojtjes civile. Gjithashtu ne mbeshtetje kanë shkuar edhe Forcat e Armatosura.
U bëjmë thirrje banorëve të jenë bashkëpunues me strukturat shtetërore për të zbatuar urdhrin e evakuimit.