Një aksident ka ndodhur në fshatin Urakë në Përrenjas, ku një makinë ka përplasur një 57-vjeçare e cila ka ndërruar jetë. Mësohet se shtetasja me inicialet A.L., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen me inicialet Q.H., e cila fatkeqësisht nuk ka arritur tu mbijetoj plagëve të marra. “Në fshatin Urakë, Prrenjas, shtetasja A.L., duke drejtuar mjetin tip “Wolksvagen” ,ka aksidentuar këmbësoren shtetasen Q.H., 57 vjeçe , e cila ka humbur jetë .”, thuhet në njoftimin e policisë.
Mësohet se drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë SË Elbasanit, për veprime të mëtejshme proceduriale. Burime bëjnë me dije se 57-vjeçarja ka qenë duke kaluar rrugën në momentin që është përplasur për vdekje nga drejtuesja e mjetit. Nuk ka informacione më të detajuara lidhur me këtë ngjarje. Mësohet se ambulanca dhe policia kanë shkuar m enjëherë në vendngjarje. Gjithashtu mësohet se ka mbërritur edhe grupi hetimor i cili po vijon punën për zbardhjene plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkakun e aksidentit.
Njoftimi i Policisë
Prrenjas/ Informacion paraprak
Në fshatin Urakë, Prrenjas, shtetasja A.L., duke drejtuar mjetin tip “Ëolksvagen” ,ka aksidentuar këmbësoren shtetasen Q.H., 57 vjeçe , e cila ka humbur jetë .
Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.