Zjarret fillojnë që në këtë periudhë, por këtë herë me rrezik janë edhe banesat. Është një zjarr masiv i rënë në një pyll me ullishte në zonën pranë spitalit të Vlorës, i cili deri tani mund të rrezikojë edhe familje.
Mësohet nga instancat përkatëse se flakët janë duke rrezikuar dy banesa që ndodhen pranë, ndërkohë që forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe janë duke u përpjekur t’i vendosin ato nën kontroll.
Banorët janë përpjekur që ti shuajnë flakët me mjete rrethanore, por që ka rezultuar e pamundur.
Forcat e zjarrfikëses po mundohen që ta vendosin nën kontroll situatën, mirëpo terreni është duke jua vështirësuar punën, ndërkohë që duhet të lëvizin shpejt pasi rrezikohen edhe banorët që jetojnë afër zonës. Për momentin janë dy banesa të cilat janë shumë pranë përfshirjes nga flakët.