Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në fshatin Losnik të Pogradecit, ku një 24-vjeçare është vetëvarur në banesën e saj. Mësohet se 24-vjeçarja me inicialet R.D., nënë e një fëmije të mitur, është gjetur e vetëvarur në banesë nga prindërit, të cilët kishte shkuar për t’i vizituar.”Më datë 01.08.2021, në mbrëmje, në fshatin Losnik, Pogradec, në banesë, është gjetur e vetëvarur shtetasja R. D., rreth 24 vjeçe.”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.
Gjithashtu nga kqyrja paraprake e trupit të të resë, nuk vërehen shenja dhunë përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja. Të afërmit nuk kanë dhënë detaje për ngjarjen në fjalë. Ndërsa policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të zbuluar shkaqet që e shtynë 24-vjeçaren të kryente aktin e rëndë.
Në vendngjarje ndodhet edhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje. Ndërsa bëhet me dije se trupi i të resë është transportuar në morgun e Pogradecit.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 01.08.2021, në mbrëmje, në fshatin Losnik, Pogradec, në banesë, është gjetur e vetëvarur shtetasja R. D., rreth 24 vjeçe.
Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk vërehen shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.