Një aksident tragjik ndodhi disa ditë më parë në Kroaci ku një autobus me shtetas të Kosovës, që po udhëtonin nga Frankfurti drejt Prishtinës u përmbys, e për pasoj humbën jetën 10 persona e u plagosën dhjetëra të tjerë. Prej disa ditësh ekspertiza ka studiuar me vëmendje shkakun e vdekjes së 10 shtetasëve kosovarë në aksidentin tragjik në Kroaci dhe theksin e vuri tek përdorimi i rripit të sigurimit gjatë udhëtimit. Shefi i Shërbimit të Sigurisë në Trafik nga Ministria e Brendshme kroate, Josip Mataija, tha se një pjesë e udhëtarëve ranë nga autobusi sepse ata nuk ishin të lidhur me rripin e sigurimit.
Edhe pse autobusi ishte prodhim i fundit, ky fakt nuk i mbrojti aspak viktimat pasi nuk kishin vendosur rripat, të cilat ndodheshin në çdo sedilje. Gjithashtu Matija ka thënë se të gjithë personat që nuk u lidhën me rripin e sigurimit, nuk kanë të drejtë të kërkojnë dëmshpërblim.
“Të gjithë ata që nuk u lidhën dhe nuk u lënduan nuk do të kenë të drejtë të kërkojnë dëmshpërblim, as familjet e të vdekurve që nuk ishin lidhur”, ka deklaruar Matija.
Sjellim në vëmendje se qytetarët nga Kosova ktheheshin në vendlindje për pushimet e verës. Midis të aksidentuarve kishte edhe fëmijë të mitur. Presidentja e Kosovës e shpalli 25 prillin ditë zie shtetërore dhe të gjithë flamujt në Kosovë ishin të ulur në gjysmështizë.
Matt Gaetz dorëhiqet, Trump emëron Pam Bondin prokurore të përgjithshme
Presidenti i zgjedhur Donald Trump emëroi ish-Prokuroren e Përgjithshme të Floridës, Pam Bondi, për të drejtuar Departamentin e Drejtësisë, pak...