Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialistë, Taulant Balla i ka bërë apel të gjithë qytetarëve që nuk janë vaksinuar, që të shkojnë sa më parë pranë qendrave shëndetësore apo qendrave të vaksinimit dhe të bëjnë vaksinën anti-COVID.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Balla deklaron se vijon pa ndërprerje vaksinimi i hapur +18 vjeç nga veriu në jug, ndërsa ka theksuar se duke u vaksinuar mbrojmë veten dhe njerëzit e dashur. Kujtojmë se vaksinimi i hapur për të gjithë ata që janë mbi 18 -vjeç do të vazhdojë për gjatë gjithë muajit gusht. Pas konfirmimit të variantit “Delta” në vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë iu ka bërë thirrje të herë pas herëshme qytetarëve që të vaksinohen në mënyrë që të parandalojnë, përhapjen e viruseve të reja që janë në qarkullim. Gjithashtu nga shifrat e publikuara, ditët e fundit vërehet një rritje e rasteve pozitive me koronavirus në vend.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
🌼VAKSINOHUNI 🙏
Vaksinimi i hapur +18 vjeç po vijon nga veriu në jug.
🙏🏼 Një apel për të gjithë ata që ende nuk e kanë kryer vaksinën, të paraqiten në qendrat shëndetësore ose në qendrën më të afërt të vaksinimit, për t’u vaksinuar sa më parë, duke mbrojtur veten dhe njerëzit e dashur.
#VaksinimiShpëtonJetë
#VaksinohuSot
#ShqipëriaBuzëqesh🌼