Policia ka shpallur në kërkim tre persona, pasi akuzohen se kanë plagosur me thikë pas një konflikti të çastit një 43-vjeçar në fshatin Tetaj të Tropojës.
Sipas burimeve zyrtare nga policia në kërkim janë shpallur, babi me dy djemtë si autorë të dyshuar, N. M., 45 vjeç, Gj. M., 23 vjeç, A. M., 22 vjeç. Të tre këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, kanë plagosur me thikë shtetasin me inicialet P.Gj., 43 vjeç, banues në fshatin Fierzë. Gjithashtu, mësohet se i kanë dëmtuar me gurë automjetin tip “Volksëagen”.
Njoftimi i plotë i Policisë
Plagosin me mjet të mprehtë ( thikë) një shtetas, gjatë një konflikti të çastit, shpallen në kërkim babi me dy djemtë si autorë të dyshuar.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë shpallën në kërkim shtetasit;
- M., 45 vjeç, Gj. M., 23 vjeç, A. M., 22 vjeç, banues në fshatij Tetaj.
Në aksin rrugor Lekbibaj- Fierzë, këta shtetas në bashkëpunim me njeri – tjetrin, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, kanë plagosur me mjet të mprehtë ( thikë) shtetasin P. Gj., 43 vjeç, banues në fshatin Fierzë, i cili është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Gjakovës.
Gjithashtu, i kanë dëmtuar me gurë automjetin tip “Volksëagen”.
Vijon puna për kapjen e tyre.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale ” Plagosja e rëndë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës” , “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, në bashkëpunim.