Kryeministri Sali Berisha ka vazhduar kundërpërgjigjen me tone të ashpra ndaj ambasadores Yuri Kim pas deklaratave të kësaj të fundit se ai nuk duhet të jetë në parlament në shtator, duke qenë se është shpallur “non-grata” nga SHBA.
Një një intervistë në Ora Neës, Berisha ka thënë se DASH e ka pohuar që burimet për shpalljen e tij “non-grata” i ka marrë nga organizata të sponsorizuara nga George Soros. Ish-kryeministri shtoi se ai qëndron në të drejtën e tij dhe mbron dijnitetin e tij dhe të gjithë qytetarëve që e kanë votuar që nga viti ’91.
Berisha nuk ngurroi t’i kujtonte ambasadores shprehjen për barin, duke thënë se atë duhet t’ua çojë socialistëve, pasi demokratët nuk hanë bar.
“DASH e pohon vetë se burimet që më kanë shpallur mua non grata i ka nga OJQ-të rajonale të sponsorizuara nga Soros. Këto janë një makineri e Sorosit që kanë prodhuar shpifje dhe trillime të vazhdueshme. Edhe mediat kanë dhënë informacion, kur këto media kontrollohen nga Rama në pushtet. Po ashtu edhe raportet anti-korrupsion të qeverisë së Ramës. Nëse merren për bazë shpifjet në kundërshtarëve, çdo opozitë mund ta shkatërrosh. Unë qëndroj në të drejtën time dhe mbroj dinjitetin tim dhe të gjithë atyre që më kanë votuar qysh nga viti 1991. I rikujtoj zonjës Kim se ata shprehjen e barin e ke nga shokë socialistë. Të sugjeroj t’ua çosh atyre, se demokratët nuk hanë bar. Ajo duhet të kërkojë ndjesë shqiptarëve dhe demokratëve dhe barin t’ia çojë Edi Ramës se ai pëlqen një lloj bari dhe ta mbajë me shëndet”, deklaroi Berisha.