Vazhdojnë ngjarjet e rënda në Shqipëri, e radhës vjen nga qyteti i Pogradecit. Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin H. A., 60 vjeç, si dhe ka shpallur në kërkim djalin e tij, shtetasin me inicialet N. A. Babë e bir dyshohen se kanë goditur pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasin me inicialet Ç. C., i cili është dërguar në Spitalin e Truamës për mjekim të specializuar. Plagët që ky shtetas ka marrë kanë qenë të rënda, çka ka bërë që transportimi i tij në spitalin e Traumës në Tiranë, të jetë i paevitueshëm.
Njoftimi i policisë:
Pogradec – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit H. A., 60 vjeç, banues në fshatin Senishtë, Pogradec dhe shpallën në kërkim djalin e tij shtetasin N. A., 29 vjeç, pasi në fshatin Senishtë, këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se kanë goditur fizikisht shtetasin Ç. C., 45 vjeç, banues në fshatin Buzaishtë, Pogradec, i cili u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim të specializuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Plagosja e rëndë”, kryer në bashkëpunim”, shkruhej në njoftim.