Në vendin tonë kanë mbërritur pasditen e sotme edhe 20 mijë doza të vaksinës AstraZeneca. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Ministrja me anë të një postimi në rrjetet sociale, thotë se janë mbështetje nga qeveria e Kroacisë. Gjithashtu ajo thotë se do të çojnë përpara planin kombëtar të vaksinimit anti-COVID. Në total në vendin tonë deri tani kanë mbërritur 1,699,410 vaksina antiCOVID.
“20.000 doza vaksine AstraZeneca sapo kanë mbërritur në Shqipëri, falë mbështetjes së qeverisë kroate.
Me 1,699,410 vaksina antiCOVID që kanë mbërritur deri tani dhe sasi të tjera që do të vijnë, jemi të vendosur të çojmë përpara planin kombëtar të vaksinimit anticovid”, shkruan ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në twitter.
🧪20.000 doza vaksine AstraZeneca sapo kanë mbërritur në Shqipëri, falë mbështetjes së qeverisë kroate 🇦🇱🤝🇭🇷
🧪Me 1,699,410 vaksina antiCOVID që kanë mbërritur deri tani dhe sasi të tjera që do të vijnë, jemi të vendosur të çojmë përpara planin kombëtar të vaksinimit anticovid. pic.twitter.com/sMeiVjbw7q— Ogerta Manastirliu (@GManastirliu) July 29, 2021
Kujtojmë se ditën e sotme ka pasur një rritje të ndjeshme të rasteve të reja me COVID-19. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 47 raste të reja. Fatmirësisht nuk është raportuar asnjë humbje jete, ndërsa lajm i mirë është se e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm 13 qytetarë.
Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë iu ka bërë apel qytetarëve që të vaksinohen me qëllim mbrojtjen edhe nga variantet e reja që janë ën qarkullim. Pak ditë më parë Ministria e Shëndetësisë konfirmoi zyrtarisht mbërritjen e variantit “Delta”, në Shqipëri.