Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç gjatë konferencës për mediat në Shkup, është ndalur tek vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, duke i bërë ftesë Kosovës që t’i bashkohet “Ballkanit të Hapur” dhe të mos gjejë justifikime.
“E shoh se sa herë që shfaqemi në një kohë që tre vendet tona kanë 12.7 milion qytetarë, janë shifra reale. Dhe kjo nënvlerësohet gjithmonë. Nga pyetja kryesore e z.Rama është se ku është Prishtina për mua është ku është Sarajavë. Ne i drejtohemi publikut në tiranë dhe në Beograd ku është Podgorica e më tej.
Kishim bërë këtë nismë me Bosnje e Hercegovinën apo me Malin e Zi do na akuzonin se po bëjmë Serbinë e Madhe. E njëjta gjë vlen edhe nëse do bëhej Shkup-Tiranë. Asnjë normal nuk mund ta thotë këtë. Në epokën e sotme të rrjeteve sociale nuk e di se çfarë mund të thotë një teori konspiracioni. Ideja është që të gjithë të marrin pjesë e të jemi të drejtë.
Ajo që na ndan mos ta përmendim si çështje kryesore. Ne po punojmë për një çështje ekonomike. Jemi për qarkullim të lirë dhe jo për të zgjidhur çështjet dypalëshe të cilat qartësisht nuk janë zgjidhur kaq shpejt.”
Natyrisht të tjerët mund të bashkohen me këtë nismë, edhe në qoftëse do të kërkonin ndonjë lëshim nga Serbia. Në qoftë se juve nuk ju vjen mirë se si Serbia mund të jetë me Kosovën, atëherë vendoseni në një kuadrat të mos gjejmë justifikime për bashkëpunimin.
Mos të gjejmë justifikime që njerëzit të mos jetojnë më mirë. Bosnja, Mali i Zi nuk kanë probleme me ne nuk e di pse nuk marrin pjesë. Nëse ja dalim me sukses dhe e di që do jetë me pengës. Do kemi zero pritje në kufi që njerëzit të lëvizin lirisht. Jo, afatet zgjasin, por kjo do të bëhet e mundur për njerëzit.
Të mos presin kur udhëtojnë, ne jemi të hapur për gjithçka. Nuk i them sheqeri është i mirë për trurin, mishi për muskujt, s’do të hash, mos hajde. Ne po bëjmë punën tonë. Na takon të rrisim ekonomitë e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë”, u shpreh Vuçiç.