Kryeministri Edi Rama ka folur pas nënshkrimit të memorandumeve me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut në kuadër të Forumit Rajonal Ekonomik për Bashkëpunim. Rama ka thënë se kur ra tëmeti në Shqipëri, kuptoi sa e rëndësishme ishte që të mos ndiheshe vetëm. Ai tha se sot është firmosur marrëveshje për të qenë bashkë në çdo rast, kur një nga vendet të preket nga fatkeqësitë natyrore.
“Kur në Shqipëri ra tërmeti, ishin forcat e kërkim shpëtimit nga forcat e rajonit që mbërritën në Shqipëri, ishin dhe ato nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Ajo çka kuptuam ne në atë moment tragjik. Kuptuam se sa e rëndësishme ishte që të mos ndiheshe vetëm dhe sa e ndjeshme ishte që në një terren të shkatërruar ky kishte qindra jetë njerëzish nën gërmalla të kishe më shumë forca. Sot ne kemi firmosur një marrëveshje, për të qenë bashkë, në çdo rast, ku largqoftë cilado nga vendet tona përballet me forcën e natyrës”, ka thënë Rama.
Kryeministri nuk la pa përmendur edhe vendet e tjera të Ballkanit që nuk morën pjesë në Forum, duke iu drejtuar Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjës. Rama tha se nuk ka asgjë të keqe që në rast emergjencash të ndërveprojnë së bashku. Sipas Ramës, ky është shpirti i kësaj nisme, teksa nuk preferoi të fliste më shumë.
“Më thoni, çfarë të keqe do të kishte për Kosovën, për Malin e Zi, për Bosnjën, që të bashkoheshin në këtë nisëm, që hap rrugën, që forcat tona emergjence të ndërveprojnë së bashku, të kenë sistem të përbashkët alarmi dhe të gjenden aty për të ndihmuar. Apo për rastin kur për shkak të ndryshimeve klimatike, sipërfaqe të tëra pyjesh digjen. Ku është e keqja. Që helikopterët e vendeve tona, të gjenden aty të gjithë bashkë. Ky është shpirti i kësaj nisme, e s’dua të flas më shumë”, tha Rama.