Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në bypass-in e Fierit, në fshatin Pojan ku ka dalë nga rruga një automjet tip “Benz” me drejtuese shtetasen Xhesika Mjekra, 19 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ka ndërruar jetë.
Ditën e sotme policia ka ndaluar 21-vjeçarin Sabri Xherimeja, i cili ndodhej pasagjer në mjetin tip “Benz”. Sipas njoftimit zyrtarë të policisë i riu Xherimeja, me banim në Tiranë, është ndaluar me urdhër të prokurorit, në funksion të veprimeve hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të ndodhur dhe për të përcaktuar me prova ligjore drejtuesin e automjetit që ka dalë mbrëmë nga rruga ku humbi jetën 19-vjeçarja Xh. M., me urdhër të Prokurorit është bërë ndalimi i shtetasit S. Xh., 21 vjeç, banues në Tiranë, në funksion të veprimeve hetimore për zbardhjen e ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshem rreth orës 22:35, në bypass_in e Fierit dhe e reja nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Bashkë me të ndodhej edhe Sabri Xherimeja 21 vjeç, pasagjer në automjetin e aksidentuar, ka marrë plagë si pasojë e daljes nga rruga, por fatmirësisht ka shpëtuar dhe ndodhet në spitalin e Fierit, nën kujdesin e mjekëve.
“Sot rreth orës 22:35, në bypass_in e Fierit, në fshatin Pojan ka dalë nga rruga automjeti tip “Benz” me drejtuese shtetasen Xh. M., 19 vjeçe, banuese në Tiranë.
Për pasojë është dëmtuar pasagjari në automjet, shtetasi S. Xh., 21 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital shtetasja Xh. M. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.”, thuhet në njoftimin paraprak të bërë nga policia mbrëmjen e djeshme.