Një serë me lëndë narkotike, e ngritur midis shkurreve dhe baltës përgjatë brigjeve të lumit Lambro, disa qindra metra larg nga Enrico Fermi në Monza të Italisë, është ajo që ka gjetur policia italiane ditën e sotme. Sipas mediave, e gjitha filloi kur policia ndaloi për kontroll rutinë një makinë, nën drejtimin e të cilës gjendej një shqiptar me banim në provincën e Lecco.
Shtetasi shqiptar menjëherë shfaqet i nervozuar, ku raporton se ka qenë në shtëpinë e kushëririt të tij që jeton në Desio, por nuk mban mend se ku jeton dhe si quhet. Përgjigjet e tij nuk i bindën agjentët e policisë dhe e çuan në rajon për pyetje të mëtejshme, ku gjatë kontrollit në makinë ata nuhatën një aromë të fortë marijuane, por nuk arritën të gjenin asnjë gjurmë të saj.
Hetimet e mëvonshme të kryera kundër 40-vjeçarit lejuan policinë të rikuperonte disa foto që e portretizuan atë brenda një plantacioni marijuane, të identifikuar më pas me ndihmën e karabinierëve të tjerë në Monza, përgjatë brigjeve të lumit Lambro afër Enrico Fermi.
Gjatë operacionit, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 85 bimë, nga të cilat 9 tashmë të thata dhe 37 degë të tjera. Shtetasi shqiptar, 40 vjeç, i arrestuar nën akuzat e kultivimit dhe prodhimit të lëndeve narkotike, u shoqërua në burgun e Monzas, në pritje të vendimit të gjykatës.