Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Malësinë e Madhe në Shkodër, pasi mbi ta rëndojnë akuza të ndryshme. P.M., 57 vjeç, u arrestua “Kultivimi i bimëve narkotike” në fshatin Kçar i Poshtëm. Po ashtu në pranga ra edhe një 21-vjeçar, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës, shetasin D. K., 17 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe.
Njoftimi i policisë:
Malësi e Madhe, Shkodër
Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Vihet në pranga një 57-vjeçar, për kultivim të bimëve narkotike.
Gjithashtu, bie në pranga edhe një 21-vjeçar, për plagosje të rëndë me dashje.
Në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, është arrestuar në flagrancë shtetasi P. M., 57 vjeç, banues në fshatin Kçar i Poshtëm, Malësi e Madhe, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vendin e quajtur “Ziça”, në fshatin Kçar I Poshtëm, Malësi e Madhe, kishte kultivuar bimë narkotike cannabis sativa.
Gjithashtu. nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, i shtetasit Ç. S. 21 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe, pasi ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës, shetasin D. K., 17 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe.
Metrialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.