Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev do të futet në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor, në koalicion me të gjitha partitë qeverisëse.
Kjo do të thotë se ai do të jetë bashkë me BDI-në, Besën dhe PDSH-në, por ndërkohë do të ketë edhe lista të pavarura. Në qytete si Tetova, partitë do të garojnë veçmas. Zaev është shprehur se do të jenë qytetarët do të zgjedhin vetë se cila është rruga më e drejtë për Tetovën, ndërsa në këtë qytet me shumë mundësi do të ketë më shumë kandidat.
“Të gjithë e marrin Tetovën si shembull, me siguri do të ketë më shumë kandidatë. Ja, përafërsisht them se BDI do të ketë kandidat, duhet se edhe Besa do ketë kandidat, PDSH do ketë kandidat, edhe ne do kemi kandidat dhe sigurisht që edhe VMRO do ketë kandidat dhe Aleanca me Alternativën. Paralajmërojnë lista të pavarura, kështu që partitë më të vogla të qëndrojnë pas LSDM-së ose unë të zgjedh pas silit të qëndroj si LSDM. Dihet, në rrethin e parë shkojnë të gjithë, ndërsa më pas mbështetemi “ferinaf”. Qytetarëve ua lejmë të drejtën vetë të tregojnë cila është rruga që duhet të zgjidhet për Tetovën”, ka thënë kryeministri Zoran Zaev.