Skip to content
Aktualitet

U kap me drogë në makinë, shoqërohet nga policia e Elbasanit djali i vogël i Azem Hajdarit

· 2 min lexim

Djali i vogël i Azem Hajdarit është shoqëruar nga policia e Elbasanit, pasi është kapur me një sasi lëndë narkotike në makinë.

Djali, i cili mban të njëjtin emër si babai i ndjerë dhe është 23 vjeç, u kap me 5 doza lënde narkotike e dyshuar cannabis sattiva. Ndalimi i tij është bërë pasi në kuadër të kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, policia ka ndaluar për kontroll automjetin tip “Audi” që drejtohej nga 23-vjeçar me inicialet H.Gj., banues në Tiranë.

Në komisariatin e Policisë të Elbasanit për veprime të mëtejshme procedurale janë shoqëruar po ashtu drejtuesi i mjetit edhe një vajzë 19-vjeçe me inicialet S.M., banuese në Lushnjë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Elbasan

Shërbimet e Policisë në kuadër të kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Audi”,  që drejtohej nga  shtetasi H.Gj., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale 5 doza lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Drejtuesi i mjetit sëbashku me pasagjerët  A.H., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe S.M., 19 vjeçe , banuese në Lushnje, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme procedurale.