Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

5 vite nga Reforma në Drejtësi, Inspektori i Lartë: Koha të justifikojmë besimin

12:38 23/07/2021
Reading Time: 3 min lexim

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani ka komentuar 5-vjetorin e Reformës në Drejtësi, ku edhe u shpreh së është koha për të justifikuar besimin te drejtësia.

FJALA E PLOTË:

Zhvillimi i një strategjie të re vjen në një kohë kur të gjitha institucionet e sistemit të drejtësisë, janë krijuar, falë strukturës kushtetuese e ligjore të ndërtuar për një sistem e qasje të re ndaj sistemit të drejtësisë.

Jemi në momentin kur ka përfunduar cikli i ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë, si dhe pajisja e tyre me kapacitetet e nevojshme infrastrukturore dhe njerëzore per jetësimin e prioriteteve strategjike për vendin.

Pesë vjeçari që lamë pas, shërbeu për të kuptuar rëndësinë e nevojës për të transformuar një prej shtyllave sa delikate aq edhe të domosdoshme në një shtet të së drejtës. Inspektori i Lartë i Drejtësisë, në rrugëtimin e tij 17 mujor, ka patur sfida të gjithanshme në ngritjen dhe fillimin e funksionimit të tij, që nga sigurimi i ambienteve të punës, tek plotësimi me burime njerëzore, sfida të cilat janë ende në proces. 

Por, në këtë përshëndetje, do fokusohesha te planifikimi strategjik, si sistemi kryesor që garanton bashkërendimin dhe zbatimin e politikave të institucioneve kushtetuese, në terma afatgjatë për të siguruar shpërndarje efektive dhe të qëndrueshme të burimeve financiare. Dua të përshëndes përpjekjen e muajve të fundit për të ofruar një planifikim të integruar të politikave sektoriale dhe hartimin e tyre në një dokument të integruar sipas aktorëve të sistemit të drejtësisë, të përkthyera këto në qëllime konkrete, me masa dhe indikatorë të matshëm, në fokus të të cilave mbetet vazhdimësia e reformave të ndërmarra.

Në këtë kuptim, me ngritjen e institucioneve të pavarura, procesi i planifikimit strategjik ka patur një përmirësim në sajë të gjithëpërfshirjes dhe rakordimit të politikave në nivel planifikimi institucional të koordinuar dhe ndërthurur me planifikimin strategjik. Struktura e dokumentit strategjik, të vënë në dispozicion për mendim, mbështet zhvillimin e misionit institucional, në drejtim të vlerësimit dhe analizimit të kuadrit normativ mbi të cilin mbështetet veprimtaria, fuqizimit të kapaciteteve njerëzore dhe zhvillimit të mjeteve të teknologjisë në funksion të efiçencës së dhënies së shërbimit.

Si në çdo fazë të hartimit të reformës, mbështetja e partnerëve ka qenë evidente dhe reflektohet edhe në cilësinë e përmbajtjes së këtij dokumenti. Megjithatë, çelësi i suksesit pritet të jetë përfshirja proaktive e institucioneve të pavarura në këtë proces, përfshirja e tyre duke marrë në konsideratë kërkesat dhe propozimet, pasi matja e rezultateve e objektivave do të jetë produkt i performancës së organeve të pavarura në përmbushjen e qëllimit madhor, atij të konsolidimit të sistemit të drejtësisë.

Tashmë me dokumentin e ri për 5 vitet e ardhshme, del në pah nevoja për një qasje më gjithëpërfshirëse edhe në zhvillimin e politikave të sektorit buxhetor dhe shmangien e ndikimit të ekzekutivit në kontrollin e buxhetit të institucioneve të pavarura kushtetuese, si mjet për të garantuar autonominë dhe pavarësinë e institucionit.

Nga përvoja e deritanishme, një nga faktorët që ndikon në performancën e institucionit është edhe mënyra e dhënies së fondeve, përdorimi me efektivitet i tyre dhe përshtatshmëria e burimeve financiare, materiale e njerëzore në dispozicion të institucionit. Sigurimi i këtyre burimeve të mjaftueshme në kohë, garanton sigurimin e pavarësisë së institucioneve. Financimi sipas nevojës dhe përdorimi në mënyrë transparente, janë thelbësorë për të arritur objektivat e vendosur, në kohë dhe me cilësi. 

5 vite pas miratimit të reformës në drejtësi, sfida e vërtetë e institucioneve të reja mbetet mbështetja dhe bashkëpunimi i koordinuar mes pushteteve, në vlerësimin e kujdesshëm e të paanshëm të nevojave dhe adresimit në kohë të shqetësimeve dhe problematikave që evidentohen, përmes mekanizmave funksionalë të monitorimit të zbatimit dhe atyre miratuese.

Kemi lënë pas erën e ngritjes së institucioneve tona, e tani është koha e rezultateve, të matshme e cilësore, për të justifikuar tashmë besimin e publikut tek drejtësia. Kjo është sfida e të ardhmes!”, tha Metani.

Etiketa: ILDMetani

Të tjera

SKEMA e FSHEHTË e “Lidl Albania”/ Terminal doganor 35-vjeçar, shpronësime dhe dyshime për grabitje pasurie
Aktualitet

SKEMA e FSHEHTË e “Lidl Albania”/ Terminal doganor 35-vjeçar, shpronësime dhe dyshime për grabitje pasurie

Ish zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka ngritur publikisht pikëpyetje të forta mbi projektin e terminalit doganor të Lidl Albania, duke e...

14:11 10/01/2026
Dosja Balluku/ SPAK kontrollon disa biznesmenë dhe kompani, ja emrat
Aktualitet

Dosja Balluku/ SPAK kontrollon disa biznesmenë dhe kompani, ja emrat

Detaje të reja janë bërë publike lidhur me hetimet e Prokurorisë së Posaçme në kuadër të dosjes ndaj zv.kryeministres Belinda...

13:28 10/01/2026
Para
Arrestohen 3 persona në Durrës, sekuestrohen tritol, C-4 dhe municione luftarake

Bashkëpunëtor në transportin e emigrantëve, arrestohet 34-vjeçari (emri)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

SKEMA e FSHEHTË e “Lidl Albania”/ Terminal doganor 35-vjeçar, shpronësime dhe dyshime për grabitje pasurie

SKEMA e FSHEHTË e “Lidl Albania”/ Terminal doganor 35-vjeçar, shpronësime dhe dyshime për grabitje pasurie

14:11 10/01/2026
Përshkallëzohen protestat në Iran, mbi 50 të vrarë dhe mijëra arrestime. Trump paralajmëron sulme ajrore

Përshkallëzohen protestat në Iran, mbi 50 të vrarë dhe mijëra arrestime. Trump paralajmëron sulme ajrore

13:42 10/01/2026
Dosja Balluku/ SPAK kontrollon disa biznesmenë dhe kompani, ja emrat

Dosja Balluku/ SPAK kontrollon disa biznesmenë dhe kompani, ja emrat

13:28 10/01/2026
Skandali Balluku, Artan Hoxha: Rama ndërton ditën, SPAK i heq tullat. Vendi i vetëm ku një zv.kryeministre nuk kalon dot kufirin

Skandali Balluku, Artan Hoxha: Rama ndërton ditën, SPAK i heq tullat. Vendi i vetëm ku një zv.kryeministre nuk kalon dot kufirin

13:19 10/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.