Një tjetër aksident ka ndodhur ditën e sotme, ku është përfshirë një nga automjetet e policisë. Ngjarja ndodhi më rrugën “Myslym Keta” në Tiranë, ku mjeti me drejtues P.N., punonjës policie është përplasur me një biçiklist e si pasojë ky i fundit ka mbetur i dëmtuar. A.G., rreth 55-vjeç është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Në rrugën “Myslym Keta” mjeti me drejtues shtetasin P. N. (punonjës policie) pjesë e grupit të kontrollit të territorit, është përplasur me një biçiklist me iniciale A. G., rreth 55 vjeç, i cili po dërgohet në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Kujtojmë se një punonjës policie dhe vëllai i tij u arrestuan në flagrancë, pasi aksidentuan një 26-vjeçar i cili humbi jetën. R.M., 20 vjeç, punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Nr.4 Tiranë dhe vëllai i tij M.M., 22 vjeç ranë në pranga pasi me mjetin e tyre tip “Benz” , në rrugën “Teuta”, në Kamëz, aksidentuan 26-vjeçarin që po drejtonte motoçikletën tip “Suzuki”. Si pasojë e përplasjes i riu nërroi jetë menjëherë.