Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku dhe ka publikuar foton e mjekes Anila Shameti e cila shërben si vaksinatore, iu bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen sa më parë. Manastirliu shkruan se të gjithë ata që ende nuk janë vaksinuar koha është tani duke u kujtuar të gjithëve se java e hapur e vaksinimit do të zgjasë deri të dielën, në çdo qendër vaksinimi në vend.
Në këtë mënyrë ministrja iu bën thirrje të gjithë atyre personave që janë mbi 18-vjeç të nxitojnë për të marrë dozat e tyre.
“Anila Shameti shërben si kryevaksinatore në qendrën shëndetësore Sukth prej 24 vitesh. Sot është në krye të procesit të vaksinimit anticovid në këtë zonë, ku qytetarët po vaksinohen masivisht
Për të gjithë ata qytetarë që ende nuk janë vaksinuar, koha është tani. Vaksinatoret tona po vijojmë çdo ditë pa u ndalur me vaksinimin e hapur +18 vjeç, deri të dielën, në çdo qendër vaksinimi në vend”, shkruan ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Sjellim në vëmendje se lajmin për vaksinimin e hapur ministrja Manastirliu e ka bërë publik para disa ditësh ku dhe iu bënte thirrje të rinjve që të regjistroheshin për të marrë dozat e tyre të vaksinave anti-COVID. Ky lajm nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, u bë i ditur pas mbërritjes së 340 mijë dozave të radhës. Gjatë një vizite në stadiumin “Air Albania” për të inspektuar procesin e vaksinimit.